Xhafaj: Reforma për antikorrupsionin e mirëqeverisjen nuk cenon Reformën në Drejtësi

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin, Fatmir Xhafaj, u shpreh sot se “reforma e re për antikorrupsionin e mirëqeverisjen nuk cënon asgjë nga Reforma në Drejtësi”.


Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin Fatmir Xhafaj u shpreh sot se “reforma e re për antikorrupsionin e mirëqeverisjen nuk cënon asgjë nga Reforma në Drejtësi”.

Në fjalën e mbajtur në Kongresin Zgjedhor të PS-së, Xhafaj theksoi se “ne kemi kryefjalë sundimin e ligjit dhe kjo ka përcaktuar në esencë vetë ADN-në e PS-së”.

Sipas tij, kjo nuk është një klishe politike, por një fakt i pakundërshtueshëm historik.

Duke u ndalur te Reforma në Drejtësi, Xhafaj nënvizoi se “qëndrimi i kryeministrit Edi Rama se përgjegjësia është individuale, është e duhura”.

“PS ideoi dhe udhëhoqi reformën më të madhe shtetndërtuese, Reformën në Drejtësi, e cila me të drejtë quhet reforma mëe thellë historiek në këto vite tranzicioni. Edhe ajo kaloi mes një furtune ku të luftoje me besim për të duhej një qartësi, vullnet e kurajo që kur vjen koha e vendimmarrjeve tëmëdha e gjen vetëm kjo parti dhe askush tjetër”, theksoi Xhafaj.

Xhafaj theksoi se Reforma në Drejtësi garantoi jo në letër por në realitet parimin kyç të demokracisë dhe mirëqeverisjes, pavarësinë e tre pushteteve.

Nëvijim, Xhafaj nënvizoi se reforma “Antikorrupsion” nuk cënon institucionet e drejtësisë, por atë e mbështesin dhe ndërkombëtarët.

“Në frymën e reformës në drejtësi po vijojmë me një tjetër projekt madhor për sundimin e ligjit ‘antikorrupsionin e mirëqeverisjen’. Edhe ky projekt që ka marrë dakordësinë e plotë të aleatëve tanë strategjik ka vetëm një qëllim si të mbështesim modernizimin e shtetit në një sërë hallkash që lidhen me mirëqeverisjen e sundimin e ligjit e si të konsolidojmë edhe më tej sistemin e ri të drejtësisë në trasenë kushtetuese në të cilën është ngritur”, shtoi ai.

Xhafaj theksoi se tashmë “kemi shtruar rrugën për një reformë të thellë që synon të adresojë tre sfida kyce: mirëqeverisjen, antikorrupsionin e sundimin e ligjit”.

“Do të realizohet me proces transparent dhe me standard. Do të angazhohen 60 – 70 ekspertë vendas e ndërkombëtarë të pavarur, me mbështetjen e mbi 100 ekspertëve të angazhuar nga institucionet e pavarura të administratës publike, e debate publike. Na takoi sërish ne ta bëjmë këtë betejë”, theksoi ai.

Sipas tij,”reforma nuk ka të bëjë me dobësimin e institucioneve të drejtësisë”.

“Na takon ne të shtrijmë dorës ndaj kundërshtarëve edhe pse ata mbajnë mbi të topin e baltës mbi ne. Reforma e re nuk cënon asgjë nga Reforma në Drejtësi dhe kushdo që e shpërndan këtë tymnajë është i friguar nga të dyja. Nëse për Reformën në Drejtësi institucionet e drejtësisë ishin objekt reformimi, me reformën e re institucionet e reja të drejtësisë janë partnere në respekt të plotë të ndarjes dhe balancës ndërmjet pushteteve”, theksoi ai.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…