Dhuka: Thellim i reformave për integrimin e vendit në BE brenda vitit 2030
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka deklaroi sot se objektivi madhor i qeverisë shqiptare është anëtarësimi i vendit në BE brenda vitit 2030.
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka deklaroi sot se objektivi madhor i qeverisë shqiptare është anëtarësimi i vendit në BE brenda vitit 2030.
Gjatë punimeve të Kongresit Zgjedhor të PS-së, Dhuka bëri një bilanc të arritjeve të deritanishem në procesin e integrimit europian, ndërsa u ndal te thellimi i reformave si kusht për ecjen para të këtij procesi.
Dhuka nënvizoi se në Shqipëri anëtarësimi në BE ka mbështetjen më të lartë nga të gjitha vendet e rajonit, pasi shqiptarët e shikojnë të ardhmen e tyre vetëm në familjen europiane.
“Qëllimi ynë është të përmbushim të gjitha kushtet për anëtarësim dhe Shqipëria në vitin 2030 të ulet si e barabartë në tryezën e familjes europiane. Ekipi kombëtar i negociatave, qeveria dhe kryeministri po punojnë për këtë qëllim. PS është krijuar si një sfidë historike dhe do t’ia dalë kësaj sfide të madhe historike”, tha ajo.
Dhuka nënvizoi se Shqipëria i çeli negocitatat mbi bazë merite dhe progresi të matur përtej retorikave të konfliktit të brendshëm politik dhe falë reformave të vërteta, të thella dhe të pandërprera.
“Shqipëria përmbushi me dinjitet e vlerësime shumë pozitive fazën e skanimit të thelluar të negociatave me BE-në, ku iu nënshtrua një hulumtimi të gjithëanshëm të sistemeve, tregjeve dhe legjislacionit të vendit në 36 fusha”, tha Dhuka.
Sipas saj, nëkëtëpunëkolosale u përfshinë 157 institucione shqiptare, 32 institucione të pavarura dhe rreth 1800 zyrtarë publikë.
Dhuka nënvizoi se progresi i mëtejshëm kërkon gjithëpërfshirje në këtë proces epokal.
“Axhenda jonë kombëtare parasheh thellimin e mëtejshëm të reformave. Rrugëtimi ynë është i qartë, nevojitet të forcojmë sundimin e ligjit dhe thellojmë forcimin e reformës në drejtësi. Të sigurojmë pakthyeshmërinë e saj dhe të rrisim cilëësinë dhe eficencën e institucioneve tona të drejtësisë”, shtoi Dhuka.
Po ashtu ajo nënvizoi se nevojitet të thellohet modernizimi i qeverisjes dhe transforimi i adminstratës publike duke e përgatitur atë për të qenë administrata e denjë e një vendi anëtar në BE.
“Nevojitet të thellojmë luftën antikorrupsion përmes modernizimit në shërbimeve publike,
duhet të dinamizojmë vijimpësisht reformat tona ekonomike në energji e ndërlidhje; të përmirësojmë vijimësisht klimën e biznesit dhe rrisim volumin e investimeve madhore në infrastrukturë e inovacion. Janë 761 rekomandime të BE-së të vitit 2023 vetëm në fushën e mirëqeverisjes dhe sundimit të ligjit dhe 855 masa për adresimin e tyre”, tha Dhuka.
Marrë nga ATSH