Mbështetje personave që nuk dëgjojnë për integrimin në tregun e punës

Projekti “Drejt punësimit përmes informacionit të aksesueshëm”, zbatohet nga ANAD, me ndihmën e UNDP


Sipas INSTAT, në Shqipëri janë rreth 39,000 persona që nuk dëgjojnë.

Kjo kategori has vështirësi në qasjen e informacionit për t’u shkolluar dhe për të gjetur punë. Për shkak të këtyre vështirësive, pjesa më e madhe e tyre e kanë të vështirë të integrohen në tregun e punës dhe të rrisin të ardhurat e tyre.

Me mbështetjen e UNDP -së, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë, me anë të projektit “Drejt punësimit përmes informacionit të aksesueshëm”, po ndihmon këta të rinj të integrohen në tregun e punës.

Një ndër ta, është Igli, i cili ka ardhur nga Bulqiza në Tiranë. Falë këtij projekti, ai është tashmë i punësuar dhe po bën një jetë të pavarur.

Projekti “Drejt punësimit përmes informacionit të aksesueshëm”, zbatohet nga ANAD, me ndihmën e UNDP-së, në kuadër të programit të përbashkët të OKB-së, “Askush të mos mbetet pas”, i cili financohet nga Qeveria Zvicerane. (ATSH)

Shqipëria prezanton ekselencën e saj organike në panairin BIOFACH 2025

Shqipëria do të prezantohet në panairin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik, BIOFACH 2025 që do të zhvillohet në fillim…

Global 360

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria prezanton ekselencën e saj organike në panairin BIOFACH 2025

Shqipëria do të prezantohet në panairin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik, BIOFACH 2025 që do të zhvillohet në fillim…