Rama: Për herë të parë, shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndau sot pjesë nga fjala e tij në Kongresin e PS ku foli për votën e shqiptarëve jashtë vendit, të cilin e cilësoi si zotimi i mbajtur për shqiptarët e Greqisë, Italisë e mbarë botës.

“Për herë të parë, shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin zgjedhor të miratuar nga parlamenti pak ditë më parë”, tha Rama.

“I përshëndes delegatët e ardhur nga jashtë. Në radhë të parë ata nga Greqia që besnikërisht, besnikërisht prej vitesh janë këtu të pranishëm në çdo Kongres të Partisë Socialiste dhe u them që sot, më në fund, ndjehem mirë përpara jush dhe përmes jush përcjell ndjenjën time të respektit dhe mirënjohjes më të thellë atyre mijëra shqiptarëve në Greqi dhe në Itali të cilët më dhuruan një energji të jashtëzakonshme, një energji të atillë që të bën të duket çdo mal i kapërcyeshëm dhe çdo horizont i arritshëm. Shumë faleminderit”, u shpreh Rama. ( ATSH)

Lexo më shumë nga

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"