Gonxhja: Qendra Historike e Vlorës, hapësirë me vlera të shumëfishta

Qendra Historike është rikonstruktuar përmes një projekti të përbashkët të AADF dhe Qeverisë Shqiptare.


Qendra Historike, ose Vlora e Vjetër, e rikonstruktuar përmes një projekti të përbashkët të AADF dhe Qeverisë Shqiptare, tashmë është një nga pikat më tërheqëse për vendasit e vizitorët.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale pamje filmike të kësaj pjese të qytetit bregdetar, e cila është një nga pikëndalesat më interesante për këdo që e viziton Vlorën.

“Qendra Historike Vlorë, një hapësirë me vlera të shumëfishta, e cila përmbledh në vetvete historinë e qytetit, ngjarje e momente me rëndësi kombëtare e mbarëkombëtare, si dhe dëshmi e vlera të traditës në arkitekturë”, shkroi ministri Gonxhja.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Qendra historike në Vlorë, apo lagjja “Muradie,” një prej zonave më të vjetra dhe historike të qytetit, është kthyer prej kohësh në një qendër turistike. Kjo zonë ka ç’t’u tregojë vizitorëve, ndërsa konsiderohet një pikë zhvillimore e qytetit bregdetar.

Në Vlorën e Vjetër, në çdo godinë apo banesë të saj, mund të zbulosh të gjitha fazat e zhvillimit të arkitekturës shqiptare, të materializuara në nivelin lokal. Ndeshim traditën qytetare në ndërtim, stilet arkitekturore otomane dhe më tej, ndikimin e arkitekturës italiane, në variantet e saj neoklasike dhe moderne në katër dekadat e para të shekullit XX, ndikime të stilit austriak etj, të selektuara në raste të veçanta etj.

Ndërtimet në këtë zonë, të evokuara në kohë përmes procesit të restaurimit selektiv dhe në tërësi, përfaqësojnë vlera të vërteta në arkitekturë, të materializuara në shekujt XIX dhe XX, vazhdë e traditave shumë më të hershme. (ATSH)

Ndërveprim sistematik institucional mes Shqipërisë dhe Ligës Botërore Myslimane

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ndërveprim sistematik institucional mes Shqipërisë dhe Ligës Botërore Myslimane

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.