Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor.

Presidenti i Republikës shpalli sot ligjin nr. 81/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë̈”, i ndryshuar”.

“Ky ligj, që mori mbështetje të gjerë parlamentare, është fryt i diskutimeve dhe i marrëveshjes pozitë-opozitë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kishin shfuqizuar disa dispozita të Kodit Zgjedhor. Bashkëpunimi parlamentar, si dhe përgjegjshmëria dhe respekti ndaj parimit të kushtetutshmërisë dhe shtetit ligjor janë vlera politike dhe ligjore të një sistemi të mirëfilltë demokratik, të cilat meritojnë të kultivohen e të shumëfishohen në praktikën institucionale shqiptare”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Begaj thekson se ndryshimet janë fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Votën e diasporës, Presidenti i Republikës e cilëson si zhvillim historik për zgjedhjet në Shqipëri.

Presidenti gjithashtu iu bën apel institucioneve përgjegjëse që vota nga jashtë vendit të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ndër të tjera, ky ligj vendos kornizën për votimin nga jashtë vendit, i cili përbën një zhvillim historik për zgjedhjet në Shqipëri. Presidenti i Republikës mbështet dhe nxit institucionet e ngarkuara që të caktojnë prioritet absolut masat dhe përgatitjet për të implementuar votën nga jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për ta shndërruar këtë procedurë në një histori të plotë suksesi”, thuhet në njoftim.

Presidenti Begaj, po ashtu, nxit bashkëpunimin parlamentar, përgjegjshmërinë dhe respektin ndaj shtetit ligjor

Begaj thekson se, vlerat e sistemit demokratik meritojnë të kultivohen dhe të shumëfishohen në praktikën institucionale shqiptare

Gjithashtu Begaj shprehet se ka ndjekur me vëmendje debatin rreth përmbajtjes së dispozitave të veçanta të këtij ligji.

Kreu i Shtetit nënvizon se, kritikat ndaj mekanizimit ligjor të votimit parapëlqyes nisen nga qëllimi legjitim për të demokratizuar më shumë këtë mekanizëm

Sa i përket listave të deputetëve, Begaj thekson se, ekzistenca e dy formave alternative, që rregullojnë prurjen në parlament, është përcaktuar në pikën 3 të nenit 64 të Kushtetutës.

“Debati rreth përmbajtjes së dispozitave të veçanta të këtij ligji u ndoq me vëmendje nga Presidenti i Republikës. Ligji u shqyrtua edhe në këndvështrim të këtij debati. Presidenti i Republikës konstaton se kritikat ndaj mekanizimit ligjor të votimit parapëlqyes nisen nga qëllimi legjitim për të demokratizuar më shumë këtë mekanizëm”, shprehet ai.

“Ekzistenca e dy formave alternative që rregullojnë prurjen në parlament, (prurja për shkak të renditjes në listë dhe prurja për shkak të votës parapëlqyese), është përcaktuar në pikën 3 të nenit 64 të Kushtetutës. Dispozita e këtij neni ka kaluar provën e kushtetutshmërisë me vendimin nr. 28 të vitit 2021 të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka vënë re cenim të barazisë përpara ligjit për këtë shkak”, thekson Begaj.

Begaj shton se, ligji është në frymën e kushtetutshmërisë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka cenim të barazisë para ligjit. Respektoj parimin e ndarjes së pushteteve. Nuk kam tagër të mbaj qëndrim për vizionet dhe kompromiset politike e ligjore”, nënvizon Begaj.

Sa i përket heqjes së herësit, Begaj thekson se, “ndryshimet bazohen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka vend për të debatuar kushtetutshmërinë e një kriteri të vendosur nga vetë Kushtetuta”.

“Gjykata Kushtetuese ka konsideruar kufizim disproporcional vendosjen e mekanizmit të herësit në përmasën që kishte ligji i vitit 2020. Ndryshimet e reja e kanë hequr mekanizimin e herësit dhe kanë pranuar ndarjen sasiore që vendos dispozita e Kushtetutës, sipas së cilës “ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”. Mbajtja e raportit në kufirin e sipërm të kësaj dispozite nuk lë vend për të debatuar kushtetutshmërinë e një kriteri që është vendosur nga vetë Kushtetuta”, thuhet në njoftim.

“Nëse votimi parapëlqyes duhet të ndjekë këtë raport, apo duhet të jetë më i zbutur, brenda marzhit që lejon Kushtetuta, kjo është çështje vizionesh dhe kompromisesh politike e ligjore, për të cilat Presidenti i Republikës nuk ka tagër dhe nuk mund të mbajë qëndrim, përndryshe do të vepronte në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve”, përfundon njoftimi i Presidencës.

(Marrë nga ATSH)

Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se, ngritja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se, ngritja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ…