Rama: Porti i ri i Durrësit e bën Shqipërinë pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe sigurinë e rajonit

4Sot u çel gara për ndërtimin e një ndër projekteve më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin, Portit të Ri të Durrësit, i cili do të zhvendoset nga pozicionimi aktual në qendër të qytetit për në Porto Romano


Sot u çel gara për ndërtimin e një ndër projekteve më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin, Portit të Ri të Durrësit, i cili do të zhvendoset nga pozicionimi aktual në qendër të qytetit për në Porto Romano, me kapacitete përpunuese të zgjeruara, për t’ju përgjigjur fluksit gjithmonë e në rritje.

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së garës tha se ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon dhe e bën atë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e gjithë rajonit.

“Ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon, ky port e bën Shqipërinë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e gjithë rajonit. Ky port që do të lidhë në vijim tregtinë me pjesën tjetër të rajonit dhe më gjerë përmes hekurudhave që do të ndërtojmë dhe përmes dy porteve të thata që do të ndërtohen në Prishtinë dhe në Strugë praktikisht do të orientojë shumë flukse tregtare dhe shkëmbimesh që deri më sot janë jashtë rrezes sonë të influencës”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Statusi i Minatorit, Rama: Do të fokusohemi tek të gjithë pensionistët, pa krijuar disbalanca

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistë në Durrës për të ndarë pikëpamje për skemën e re të…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Statusi i Minatorit, Rama: Do të fokusohemi tek të gjithë pensionistët, pa krijuar disbalanca

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistë në Durrës për të ndarë pikëpamje për skemën e re të…