Spiropali zgjidhet kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: Do të më gjeni vullnetmirë në krahun tuaj
Spiropali zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
Kuvendi miratoi sot me 75 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim emërimin e Elisa Spiropalit, Kryetare Kuvendi.
Spiropali zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Spiropali u shpreh se mirënjohjen që gjithmonë e ka kuptuar si detyrim për të kthyer më shumë se sa ka marrë, e ndien si një shtysë për të bërë më shumë se sa ka mundur deri më tani.
Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Spiropali i siguroi se “do t’ju shoh njësoj përballë po nuk do të më më keni më përballë”.
“Do të më gjeni vullnetmirë në krahun tuaj të djathtë, po njësoj si shokët e kolegët e mi majtas do të më kenë në krahun e tyre të majtë, kurdoqoftë e drejta që ju jep rregullorja dhe fryma e bashkëpunimit do të jenë me ju. Në fakt – dhe ky është premtim – lutem që të jem thjesht e para mes të barabartëve sa kohë debati, por jo sherrnaja, argumenti i mendjeve, por jo dalja nga mendtë, zjarri i përballjes demokratike, por jo përballja piroteknike, do të jenë emëruesi i përbashkët nën këtë tavan që i ka parë të gjitha dhe ku mblidhemi të gjithë për t’u ballafaquar në emër të të të gjithë atyre që na kanë sjellë këtu”,u shpreh Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit theksoi po ashtu se “e patolerueshme është dhuna në të gjitha llojet dhe fytyrat e saj të shëmtuara”.
“Fjalët që fyejnë dhe frazat që vrasin do të trajtohen nga unë vetëm me gërmën e rregullores së Kuvendit”, garantoi ajo.
(ATSH)