Sako: Porti i Porto Romanos, impakt të rëndësishëm në ekonomi dhe turizëm

Kryebashkiakja e Durrësit: Projekti që do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonominë tonë


Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se “projekti i Portit të Porto Romanos është vendimi i duhur dhe më i rëndësishëm që është marrë ndonjëherë për qytetin për mua si qytetare që jetoj në këtë zonë, por edhe si kryetare e bashkisë për spostimin e portit në periferi, që të hiqet nga qendra e qytetit”.

Në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ku është i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Sako tha se “Durrësi ka hapur një kapitull të ri zhvillimi që pas rënies së tërmetit 2019 dhe kemi vënë re se gjithë qeveria shqiptare e ka kthyer kokën me investime madhore të infrastrukturës si projekti i Portit, Hekurudhës, Marinës së Durrësit”.

“Gjatë kësaj kohe përveç këtij projekti që do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonominë tonë, e cila bazohet në turizëm dhe ekonomi është momenti Kryeministër që portet, të cilat ndodhen në qytetin e Durrësit t’i shohim edhe si një potencial për qytetarët, jo vetëm për zhvillimin ekonomik indirekt që do të marrin për punësimet, por edhe si të ardhura që do t’i kenë bashkitë si Durrësi, Vlora Lezha besoj se do të jetë shumë e nevojshme”.

Nga ana tjetër, vijoi Sako, së bashku me qeverinë shqiptare kemi hapur një projekt të rëndësishëm.

“Kemi marrë sot konfirmimin se do të bëhen unazat e qytetit të Durrësit, por me kryeministrin kemi diskutuar edhe për zgjerimin e rërës në plazhe që nga zona e portit deri tek blloku i Kavalishencës ku do të vazhdojmë fazën e dytë të shëtitores, por projekti më i rëndësishëm është ai i zgjerimit të rërës që i shërben shumë turizmit dhe atyre që vizitojnë Durrësin gjatë sezonit turistik”, theksoi Sako.

(Marrë nga ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.