Kërkimet arkeologjike në “Lin 3” rikonfirmojnë: Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi takoi pjesëtarët e ekspeditës arkeologjike shqiptaro-zvicerane që po zhvillon kërkime prej disa vitesh në vendbanimin neolitik të Linit.


Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi takoi pjesëtarët e ekspeditës arkeologjike shqiptaro-zvicerane që po zhvillon kërkime prej disa vitesh në vendbanimin neolitik të Linit. Drejtuesit e ekspeditës e informuan Gjinushin për të dhënat për përpunimin e materialit arkeologjik për të siguruar e ruajtur gjithë informacionin shkencor nëpërmjet një dokumentacioni të standardizuar.

Projekti i kërkimeve nënujore “Lin 3” është bashkëpunim midis Institutit Arkeologjik të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit të Bernës (Zvicër). Profesorët Albert Hafner dhe Ilir Gjipali rikonfirmuan se vendbanimi i Linit është vendbanim palafit (liqenor) dhe shtrihet kryesisht nën ujë dhe pjesërisht edhe në tokë, si rezultat i mbushjeve që kanë ndodhur gjatë mijëra vjetëve nga depozitimet e dherave të gërryera nga kodrat përreth.

Rezultatet e kërkimet të viteve të mëparshme (2021, 2022 dhe 2023) dhe analizat laboratorike të kryera në Universitetin e Bernës në Zvicër, si dhe ato në bashkëpunim me Universitetin e Oksford-it në Angli, treguan se vendbanimi palafit (liqenor) “Lin 3” është vendbanimi më i vjetër i këtij lloji në Europë.

Gërmimet e 2024 shënojnë përfundimin e fazës së parë të projektit në “Lin 3”. Gërmimet katërjavore në tokë (24 qershor – 21 korrik 2024) vlerësohen si shumë të suksesshme për sasinë dhe shumëllojshmërinë e materialit arkeologjik (palafite, qeramikë, vegla prej guri, stralli e kocke, mbetje bimore, kocka kafshësh shtëpiake e të egra etj.), të cilat janë objekt studimi në vazhdim nga specialistët e projektit. Faza e dytë e gërmimeve të këtij sezoni lidhet me gërmimet nënujore brenda në liqen, që do të vazhdojnë katër javë të tjera, deri më 18 gusht.

Gërmimet e këtij viti ekspedita shqiptaro- zvicerane po i orienton në njohjen e mëtejshme të shtrirjes së vendbanimit, kohëzgjatjen, kulturën materiale e shpirtërore të banorëve neolitikë, kompleksitetin e ndërtimeve të këtyre vendbanimeve liqenore; si dhe në aspekte të ekonomisë bujqësore e blegtorale dhe të raporteve kulturore e kronologjike me vendbanimet e këtij lloji në trevat përreth (në pellgun e Korçës, Greqinë Veriore e Maqedoninë e Veriut).

Po përgatitet ndërkaq dokumentacioni arkeologjik i nevojshëm për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

(ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.