Mekanizmat e financimit të artit e kulturës, MEKI nis bashkëpunimin me UNAA

Nis bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe United Nations Association Albania


Nis bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe United Nations Association Albania për studimin, përmirësimin dhe hartimin e politikave dhe mekanizmave mbështetës financues në fushën e artit dhe kulturës.

MEKI bën me dije se, ky bashkëpunim nisi menjëherë pas prezantimit të rezultateve të studimit të realizuar nga UNAA dhe mbështetur nga ArtNexus “Mbi Mekanizmat e Mbështetjes dhe Burimet Financiare për Artet Pamore në Shqipëri”, ku u trajtuan problematikat dhe sfidat me të cilat ndeshen artistët pamorë në vendin tonë dhe ku u ngrit nevoja e një dialogu të vazhdueshëm mes institucioneve publike dhe komunitetit artistik.

Përmes kësaj marrëveshje synohet të përmirësohen skemat e shpërndarjes së mbështetjes financiare jo vetëm në fushën e arteve pamore, por edhe më gjerë si: artet skenike, festivalet, artizanati, trashëgimia kulturore, etj.

Me anë të kësaj nisme, fokus të veçantë do të ketë mbështetja e artistëve të rinj shqiptarë, pasurimi i kalendarit kulturor në të gjithë vendin, mbështetja e krijimtarisë, zhvillimi i rezidencave artistike, përfaqësimi kombëtar dhe diplomacia kulturore, mobiliteti artistik, mbështetja e organizatave kulturore e shumë programe të reja për të nxitur e mbështetur skenën e pavarur.

Pjesë e punës janë edhe takimet dhe konsultimet publike me grupet e interesit nga fusha e artit dhe kulturës shqiptare dhe institucionet e tjera.

Në vjeshtën e këtij viti, MEKI do të organizojë një sërë takimesh dhe konsultash të titulluara “Zërat e Kulturës: Artistët flasin, institucionet dëgjojnë”, për të cilat MEKI bëri të ditur se do të japë detajet në një moment të dytë.

Në ballkonin e vjetër të vjeshtës

"Gjethe bien të vakura mbi një dashuri të zverdhur në ballkonin e veshur me brymë mëngjesi..."

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Në ballkonin e vjetër të vjeshtës

"Gjethe bien të vakura mbi një dashuri të zverdhur në ballkonin e veshur me brymë mëngjesi..."