“Mëso duke pushuar”, Manastirliu: Mësuesit këshilla të dobishme për fëmijët gjatë pushimeve verore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur një rubrikë të re “Mëso duke pushuar”, ku mësuesit ndajnë disa këshilla të dobishme për fëmijët.


Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur një rubrikë të re “Mëso duke pushuar”, ku mësuesit ndajnë disa këshilla të dobishme për fëmijët.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se përmes këtyre këshillave fëmijët mësojnë se si të qëndrojnë të angazhuar dhe të mësojnë gjatë pushimeve verore me aktivitete argëtuese dhe edukative që mund të bëhen në çdo vend.

Manastirliu u shpreh se “pushimet verore janë për t’u argëtuar, por gjithashtu mund të jenë një mundësi e shkëlqyer për ju të dashur nxënës që të vini në praktikë ato që keni mësuar në shkollë, duke zhvilluar aftësitë tuaj’

Rubrika e sotme nisi me disa këshilla nga mësuesja e arsimit fillor Tefta Saliasi tek ‘Shkolla e kuqe”, e cila jep disa këshilla sesi fëmijët mund të pasurojnë fjalorin dhe të përmirësojnë aftësinë e të lexuarit dhe të shkruarit të Gjuhës Shqipe.

“Merrni me vete libra me ilustrime të bukura, libra me aventura ose libra me mistere, Leximi do t’iu përfshijë në një botë imagjinare. Por në të njëjtën kohë do t’ju ndihmojë të zgjeroni fjalorin dhe të përmirësoni aftësitë e të lexuarit. Mbani gjithashtu një ditar pushimesh ku të përshkruani përvojat dhe aventurat tuaja. Shkruani çdo ditë për aktivitet që keni bërë, për gjërat që keni parë,për ndjenjat dhe emocionet tuaja. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të praktikuar shkrimin dhe për të shprehur mendimet tuaja”, tha mësuese Saliasi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni