IP4Startups, programi që fuqizon sipërmarrjet e reja

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se, “IP4Startups, është programi i cili mbështet drejtpërsëdrejti startupet shqiptare mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale”.


Nëpërmjet programeve të akselerimit mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale, sipërmarrjet në Shqipëri mund të rrisin potencialin e zhvillimit ekonomik dhe inovacionin për ta pozicionuar Shqipërinë si një qendër e avancuar e inovacionit për rajonin.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se, “IP4Startups, është programi i cili mbështet drejtpërsëdrejti startupet shqiptare mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale”.

Sipas tij, IP4Startups ofron një program intensiv akselerimi për 10 startupe shqiptare, duke u fokusuar në mbështetjen e tyre për të regjistruar dhe mbrojtur asetet e tyre të pronësisë intelektuale dhe industriale në mënyrë efektive.

“Kjo përfshin rritjen e kapaciteteve, konsulencën personalizuar dhe regjistrimin pa pagesë të markave tregtare për të ndihmuar në diferencimin dhe konkurrencën në treg”, informoi Gonxhja, teksa bëri të ditur se, për këtë program mund të aplikojnë; Startupe të regjistruara në Shqipëri; që janë në fazat e hershme të zhvillimit; Kanë potencial rritje; Kanë të paktën një Minimum Viable Product dhe përbëhen nga ekipe dinamike.

Gonxhja ftoi sipërmarrjet të aplikojnë brenda datës 31 gusht në linkun https://dppi.gov.al/lajme/2490/, për të qënë 1 nga 10 startupet e përzgjedhura.

“Ky projekt implementohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në Shqipëri (DPPI) në bashkëpunim me Projektin Shqiptaro-Zvicerian të Pronësisë Intelektuale (ALSIP)”, tha Gonxhja.

Kohëzgjatja e programit është nga 15 shtatori në 24 tetor.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.