APD: 839 mjete lundruese u ankoruan në janar-qershor
Policia kufitare ka vendosur në dispozicion të udhëtarëve 20 sportele dhe 8 për mjetet e tyre
Në Portin e Durrësit, më i madhi në vend, përballohen volume të larta pune.
Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur sot se 839 mjete lundruese janë ankoruar në kalatat e kompleksit portual përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti, shifër kjo, e cila shënon 102 mjete më shumë, në raport krahasimor me 6-mujorin e parë të vitit 2023.
Në Portin e Durrësit po punohet me kapacitet të plotë për të krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme për mijëra udhëtarë që hyjnë në vendin tonë në rrugë detarë.
Policia kufitare ka vendosur në dispozicion të udhëtarëve 20 sportele dhe 8 për mjetet e tyre. (ATSH)