Qeveria britanike, 1 mln stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Laprakë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith


Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, priti sot në Tiranë për një vizitë kortezie ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë.

Hoxha tha se, gjatë diskutimit të zhvilluar u dakordësuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve tona.

“Ambasadori më siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas axhendës”, informoi ministri, teksa bëri të ditur se, së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond ‘grant’ prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.

“Së bashku me ambasadorin Alastair King Smith, dhe diplomatët që e shoqëronin, folëm edhe për tema të tjera në lidhje me bashkëpunimin dypalësh. Presim të vijojmë bashkëpunimin dhe forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”, deklaroi ministri Hoxha.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.