Ambasadat dhe Konsullatat ofrojnë shërbimin e deklaratës noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit
Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë ofrojnë shërbimin e deklaratës noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se, Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë ofrojnë shërbimin e deklaratës noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes.
Me anë të një psotimi në Facebook, Hasani u shpreh se, ky shërbim ofrohet vetëm online në platformën e-Albania.
Sa i përket dokumnetacionit të nevojshëm për aplikim nga Konsulli, në rast se nevojitet gjenerohet certifikata e lindjes dhe familjare nga NCR. Ndërsa nga aplikanti gjenerohet pasaportë ose kartë identiteti biometrike të vlefshme. Dokumente mbështetëse, nëse do të kërkohen, që konfirmojnë rregullshmërinë ligjore të deklaratës së kërkuar si dhe mandatpagesa.
Sa i përket fazave të aplikimit, nëse aplikimi është i rregullt qytetari merr njoftimin në e-mail mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit.
Nëse aplikimi ka parregullsi, qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve. Nëse aplikimi nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet”
Sa i përket tarifave të shërbimit në fazat I dhe II tarifa është 20 euro, ose shuma e barasvlefshme me monedhën vendase. Vlefshmëria e dokumentit është 12 muaj. Ndërsa marrja e shërbimit bëhet me paraqitje fizike.
Pas kryerjes së pagesës duhet që shtetasi të paraqitet në Ambasadë ose Konsullatë me dokumentacionin dhe mandatin origjinal (jo fotokopje). Shërbimi zgjat 10-30 ditë. Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për tu paraqitur me dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë.
Llojet e deklaratës noteriale janë për njohje fëmije. Për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit, me të afërt të familjes. Për të ardhurat (p.sh. studentët). Deklaratë gjallese. Për pajisjen e fëmijëve me Leje Qëndrimi (kur njëri prind autorizon prindin tjetër), vetëm për Greqinë. Po ashtu edhe për lënien e shtetësisë shqiptare për fëmijën minoren.