Del për konsultim pr/ligji, krijohet “Akademia e Diplomatëve”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

Afati i konsultimit është 20 ditë pune, duke filluar nga data 2 gusht 2024, deri më 30 gusht 2024. Në relacionin shoqëruas të pr/ligjit thuhet se qëllimi i ndryshimeve ligjore është rregullimi i veprimtarisë së Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Përgatitja e projektligji “Për shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë” erdhi si një domosdoshmëri për rregullimin e disa problematikave të hasura nga aplikimi i ligjit aktual për shërbimin e jashtëm, rregullimi i të cilave do i shërbejë një shërbim të jashtëm modern, i cili duhet ti përgjigjet detyrave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe nga programet e qeverive.

Projektligji rregullon më mirë fushën e kompetencave të Shërbimit të Jashtëm dhe raportet me institucionet kushtetuese, qendrore dhe vendore në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Ai zgjeron hapësirat e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në fushën e marrëdhënieve me jashtë, në përputhje me dinamikën e zhvillimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Projektligji rregullon në mënyrë më të qartë procesin e emërimit dhe mbarimit të mandatit të kreut të misionit diplomatik dhe postit konsullor si dhe personelit diplomatik e konsullor. Kështu, sipas parashikimeve ligjore, Ambasadorët e Shqipërisë nuk do të kenë më mandat 3 vjeçar, por do të qëndrojnë në krye të misioneve diplomatike për 4 vite. Po ashtu, parashikohet që kreu i misionit diplomatik nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm në misione diplomatike dhe poste konsullore.

Gjithashtu ai forcon kriteret profesionale për rekrutimin e diplomatëve të karrierës, duke u mbështetur në nivelet e tyre akademike. Me këtë projektligj mundësohet përllogaritja për efekt të marrjes së gradës diplomatike personale të diplomatëve të karrierës të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë emëruar në misionet diplomatike dhe konsullore jashtë sistemit të karrierës diplomatike apo punojnë në organizatat ndërkombëtare.

Ai siguron pastërtinë dhe sigurinë e figurës së personelit të shërbimit të jashtëm.

Për herë të parë futet si koncept ligjor krijimi i strukturës së Akademisë Diplomatike, e cila do të jetë jo vetëm në shërbim të përmirësimit profesional të diplomatëve, por edhe si një strukturë që në bashkëpunim me struktura të ngjashme homologe, do të ofrojë kurse trajnimi në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Projektligji përcakton në mënyrë më të qartë përfshirjen në misionet diplomatike dhe postet konsullore të personave jashtë karrierës diplomatike, si dhe dhënien e mundësisë që në përputhje me kriteret për pranimin në shërbimin civil të bëhen pjesë e shërbimit të jashtëm.

Në relacionin shpjegues për projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë” thuhet se, në funksion të krijimit të një hierarkie më racionale në strukturën e gradave diplomatike, janë forcuar kriteret për marrjen e tyre.

Mirëpërcaktohen kriteret për trajtimin financiar të diplomatëve jashtë vendit, kjo për të krijuar një mjedis dinjitoz për punonjësit, të cilët ashtu si shërbimi ushtarak i detyrueshëm, kanë detyrë funksionale transferimin jashtë vendit, kurdo dhe kudo që ka nevojë institucioni.

Sa i përket vlerësimit të ligjshmërisë, kushtetueshmërisë dhe harmonizimit me legjislacionin në fuqi vendas e ndërkombëtar, projektligji është në përputhje me Kushtetutën, Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”. Njëkohësisht në hartimin e tij janë marrë për bazë legjislacionet analoge të disa vendeve të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.

(Marrë nga ATSH)

Kumbaro: “Turi i kullave” zbuloi trashëgiminë e pasur materiale dhe kulturore të luginës së Matit

“Turi i Kullave”, një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare nga një vështrim i panjohur më parë, hapi portat…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kumbaro: “Turi i kullave” zbuloi trashëgiminë e pasur materiale dhe kulturore të luginës së Matit

“Turi i Kullave”, një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare nga një vështrim i panjohur më parë, hapi portat…