Medalja e parë në “Paris 2024″, Rama: Lajm që flet shumë

Kryeministri ka reaguar pas fitores së medaljes së bronzit nga mundësi kuqezi, Chermen Valiev, në lojërat Olimpike “Paris 2024”.


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së medaljes së bronzit nga mundësi kuqezi, Chermen Valiev, në lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kryeministri Rama, në një postim në rrjetet sociale vlerësoi punën e kryer nga Komitetit Olimpik Shqiptar.

“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë thekson se “e vërteta është që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë”, nënvizon Rama.

Ai mbyll postimin duke falenderuar mundësin Valiev për rezultatin e arritur: “Faleminderit kampion”.

Mundësi Valiev mposhtinë finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg. 25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin.

Kjo është një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes. Shqipëria është në garë dhe për një medalje të dytë. Mundësi Islam Dudaev, i cili garon në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë, nesër do të duelojë për të siguruar medaljen e bronzit. (ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.