Medalja e dytë olimpike në “Paris 2024”, Spiropali: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e arritjeve të sportit shqiptar
Islam Dudaev fitoi kundër hungarezit Iszmail Muszukajev në finalen për medaljen e bronztë, në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot mundësin Islam Dudaev, i cili i dha Shqipërisë medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.
“Medalja e dytë olimpike! Mundësi i skuadrës sonë olimpike Dudaev, do të na sjellë prej “Paris 2024” një tjetër gur të çmuar në gjerdanin e sportit tonë, të Shqipërisë sonë. Mirënjohje kampionit Islam Dudaev!”, shkruan Spiropali në urimin e saj.
Islam Dudaev fitoi kundër hungarezit Iszmail Muszukajev në finalen për medaljen e bronztë, në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë.
Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë, që është e dyta në historinë e Shqipërisë.