Hasani takon VanHorn: Avancim dhe thellim i lidhjes unike mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua sot me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.


Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua sot me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

“Mezi presim avancimin dhe thellimin e përbashkët të lidhjes unike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në “Facebook” bëri të ditur se Hasani dhe VanHorn u takuan për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

“VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, citohet postimi i Ambasadës.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.