Manja: 197 mijë qytetarë përfituan dëshmi penaliteti pa kosto financiare

Prej vitesh tashmë vendi përjeton revolucionin e digjitalizimit të shërbimeve publike që kanë transformuar mënyrën e marrjes së tyre duke kursyer kohë dhe para për qytetarët.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se që prej fillimit të vitit, Ministria e Drejtësisë ka shërbyer mbi 197 mijë qytetarë shqiptarë me dëshmi penaliteti.

“Si një prej shërbimeve tona më të kërkuara, qytetarët mund ta aksesojnë lehtësisht përmes portalit e-Albania shpejt dhe pa kosto financiare”, u shpreh Manja.

Gjatë periudhës janar-gusht 2024 janë lëshuar 197 430 dëshmi penaliteti ose 30295 më shumë krahasuar me një vit më parë kur për të njëjtën periudhë u regjistruan 167 135 dëshmi penaliteti.

Prej vitesh tashmë vendi përjeton revolucionin e digjitalizimit të shërbimeve publike që kanë transformuar mënyrën e marrjes së tyre duke kursyer kohë dhe para për qytetarët. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.