BSH: Të ardhurat bruto nga interesat, 46.5 miliardë lekë
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, të ardhurat bruto nga interesat arritën vlerën e 46.5 miliard lekëve, në rritje me 19% me bazë vjetore.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, të ardhurat bruto nga interesat arritën vlerën e 46.5 miliard lekëve, në rritje me 19% me bazë vjetore.
Ndërsa të ardhurat neto nga interesat (të ardhura minus shpenzime për interesa) për gjashtëmujorin e parë të vitit arritën vlerën e 37.4 miliard lekëve, në rritje me më pak se 13% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas BSH-së, performanca e sektorit po ndikohet pozitivisht edhe nga rritja në zërin e të ardhurave të tjera, jo nga interesat, por edhe nga rënia e shpenzimeve për provigjione.
“I matur sipas standardeve lokale të raportimit, fitimi neto i sektorit bankar për gjysmën e parë të vitit 2024 arriti vlerën e 18.6 miliard lekëve, në rritje me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thekson BSH-ja. (ATSH)