QKK, në pritje të kandidaturave shqiptare për edicionin e 97-të të çmimeve OSCAR

Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta, duhet dhe ta ketë bërë premierën në Shqipëri jo më herët se 1 nëntor 2023 dhe jo më vonë se 30 shtator 2024.


Është hapur thirrja për kandidaturën shqiptare në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 97-të të çmimeve OSCAR.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ftoi shtëpitë filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film.

Afati i aplikimeve pranë QKK është brenda datës 12 shtator 2024.

Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë me metrazh të gjatë, dokumentarë dhe vizatimorë. Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta, duhet dhe ta ketë bërë premierën në Shqipëri jo më herët se 1 nëntor 2023 dhe jo më vonë se 30 shtator 2024.

Gjithashtu filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht. Të paktën 50% e dialogjeve duhet të jenë në gjuhën shqipe e gjithashtu edhe aktorët e stafi realizues duhet të jenë shqiptarë në masën 50%. Kriteri i fundit ka të bëjë me subtitra të sakta dhe të lexueshme në gjuhën angleze.

Lexo më shumë nga

Të zbulosh të tretën në dy pasuri!

“Pasanikë të varfër" është romani i pestë në radhë i Grigor Banushit, nga nëntë të tillë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Të zbulosh të tretën në dy pasuri!

“Pasanikë të varfër" është romani i pestë në radhë i Grigor Banushit, nga nëntë të tillë.