Gonxhja: Rritje me 42% e vizitorëve në kalatë dhe monumentet e kulturës
Kalatë dhe monumentet e kulturës mbeten ndër institucionet kulturore më të vizituara nga turistët e huaj por dhe vendas.
Kalatë dhe monumentet e kulturës mbeten ndër institucionet kulturore më të vizituara nga turistët e huaj por dhe vendas.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se numri i vizitorëve për periudhën janar – korrik 2024 shënoi rritje me 42%, krahasuar me vitin 2023.
“158,511 vizitorë në kala dhe monumentet e tjera kulturore gjatë janar-korrik 2024”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale, duke shtuar se listën e kalave dhe monumenteve më të vizituar e kryeson kokëlartë dhe krenare, Kalaja e Gjirokastrës me 120,723 vizitorë.
Ndërkohë në këto institucione kulturore po operohet me orarin veror të vizitave , sipas të cilit ato do të jenë të hapura nga ora 09:00-19:00 në të gjitha ditët e javës.
Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia etj, ndërsa nga kalatë përmendim kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër.