Aeroporti i Kukësit lehtësisht i arritshëm, përfundon lidhja me autostradën Milot-Morinë

Rruga e re, sipas ARRSH-së, ofron standard, siguri dhe komoditet në lëvizjen e udhëtarëve që do të zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti.


Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga autostrada që lidh aksin Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit.

Rama njofton se kanë përfunduar punimet dhe tashmë mbërritja tek aeroporti i Kukësit është lehtësisht i arritshëm. “Përfundojnë punimet në objektin “Ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit””,shkruan Rama.

Nga krahu tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Milot-Morinë, dhe më gjerë.

Rruga e re, sipas ARRSH-së, ofron standard, siguri dhe komoditet në lëvizjen e udhëtarëve që do të zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…