Rama: Tjetër investim fotovoltaik për Shqipërinë 2030, eksportuese neto të energjisë
Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër investim në energjinë diellore në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër investim në energjinë diellore në vendin tonë.
Kreu i qeverisë u shpreh se këto investime do t’i shtohen dita-ditës fuqisë prodhuese.
Kjo, theksoi Rama, do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë 2030 eksportuese neto e energjisë.
“Tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbër, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë 2030 eksportuese neto e energjisë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike. Interesi për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë mbetet i lartë edhe nga viti në vit. (ATSH)
MIRËMËNGJES 😊
dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030🇦🇱 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur🫶
Posted by Edi Rama on Wednesday, August 14, 2024