“Grerëzisht”
“A grishin dashuri grerëzat?!… Me zë gër-gër, ose gzzzzz… me thumbëzin e pezëmtë, fluturimthi fletëzat përflatrojnë përpjetë.”
Nga Andris Lleskai
Grerëzisht
A grishin dashuri grerëzat?!…
Me zë gër-gër,
ose gzzzzz…
me thumbëzin e pezëmtë,
fluturimthi fletëzat
përflatrojnë përpjetë.
Mbase s’bëjnë mjaltë si Bletë,
por qumësht për të vegjlit ka gjasë
se kushdo në këtë jetë
gjuhën të ngjashmëve di tua shfaqë.
E nëse tingëllon disi çuditshëm
gëz-gëzi,
ky gëzim i veçantë,
vijëzat e zeza
trupit verdhacak të ndritshëm
ndoshta rrethojnë pështjellim e përdëllim
sëbashku me thumbëzin e zjarrtë.