Rama: Aeroporti “Nënë Tereza” me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë
Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën.
Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau të dhënat e publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, që i referohen katërmujorit të dytë të këtij viti.
“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve ku për katërmujorin e dytë të këtij viti, aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Agjenci ‘patronazhistësh’ të hapësirës ajrore”, u shpreh Rama.
Vetëm në muajin korrik të këtij viti nga Aeroporti “Nënë Tereza” hynë 1.191.182 pasagjerë, ndërsa në korrik të 2023 hynë 834.113 pasagjerë.
Në periudhën janar-korrik kanë hyrë 5.982 .066 pasagjerë, ndërsa në janar-korrik 2023 kanë hyrë 3.723.613 pasagjerë, pra shtatëmujori i 2024 ka shënuar 1.113.908 hyrje më shumë. (ATSH)