Hoxha: Ndëshkim i ashpër ligjor për këdo punonjës policie që cenon besimin e qytetarëve
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha vlerësoi sot operacionin e AMP-së në bashkëpunim me SPAK, për arrestimin e shefit të antidrogës në Durrës.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha vlerësoi sot operacionin e AMP-së në bashkëpunim me SPAK, për arrestimin e shefit të antidrogës në Durrës.
“Ky operacion është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor”, u shpreh ministri.
Hoxha mbështeti dhe inkurajoi AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxiti dhe garantoi qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla.
“Vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor”, u shpreh ministri. (ATSH)