Guidë aventure e certifikuar, Rama: Mundësi për eksplorimin e terreneve malore

Sportet e aventurës në Shqipëri, janë kthyer në një përvojë unike, gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra dhe peizazhe të veçanta të natyrës, kjo falë edhe guidave të certifikuara.


Sportet e aventurës në Shqipëri, janë kthyer në një përvojë unike, gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra dhe peizazhe të veçanta të natyrës, kjo falë edhe guidave të certifikuara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale mesazhin e Enisit, si guidë aventure e certifikuar, që bashkë me kolegët u ofrojnë turistëve përvoja të mrekullueshme.

“Sportet e aventurës në zonat malore të Shqipërisë, nuk kanë qenë asnjëherë më atraktive, kjo falë edhe guximtarëve pasionantë që sot janë të shumtë, siç është edhe Enisi i cili ndan këtë mesazh si guidë aventure e certifikuar, që bashkë me kolegët u ofrojnë turistëve përvoja të mrekullueshme e mbi të gjitha të sigurta gjatë eksplorimit të terreneve malore duke krijuar edhe një kategori të re të profesioneve në turizëm”, shkroi Rama.

Rama tha se, kjo është mundësia që dashurinë për natyrën ta kthesh në një karrierë shpërblyese.

Rama ftoi të rinjtë të zgjedhin për t’u bërë guida aventure të certifikuara, duke kontribuar në eksplorimin e vendit dhe shfrytëzimin e turizmit në të gjitha dimensionet që ofron. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria ka nevojë për një opozitë dinjitoze, jo një çetë sharjesh e shpifjesh

Kryeministri Edi Rama reagoi sot mbi komentet dhe pyetjet adresuar në platformat sociale.

Global 360

Biden nderon papa Françeskun me Medaljen prestigjioze të Lirisë

Që nga viti 2013, papa Françesku ka qenë lideri jo vetëm i rreth 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën, por…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria ka nevojë për një opozitë dinjitoze, jo një çetë sharjesh e shpifjesh

Kryeministri Edi Rama reagoi sot mbi komentet dhe pyetjet adresuar në platformat sociale.