Ndahen çmimet e Panairit të Librit në Ulqin

Panairi i Librit në Ulqin mbylli siparin me një mbrëmje kushtuar studiuesit arbëresh Italo Saro dhe poetes Jelena Jovetić.


Panairi i Librit në Ulqin mbylli siparin me traditën e ndarjes së çmimeve, me një mbrëmje kushtuar studiuesit arbëresh Italo Saro dhe poetes Jelena Jovetić.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale momente nga nata e ndarjes së çmimeve të këtij eventi të përvitshëm kulturor.

Çmimi “Liburnia”, për prozën më të mirë, 2023-2024, shkoi për shkrimtarin Namik Dokle, për romanin “Dhjetë gramë nder”, e botuar nga “Toena”.

Çmimi “Dega e ullirit”, për librin më të mirë për fëmijë, 2023-2024, shkoi për autorin Viktor Canosinaj, për librin “Rpbi IARM234G”, botuar nga “Dyrrah”.

Çmimi “Ulchinium”, për librin më të mirë studimor, shkoi për studiuesen Viola Isufaj, për librin “Baladë dritash për Zorbën” (Në poetikën e Zef Zorbës”, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Çmimi “Sevantes” iu dha librit “Njeriu që shet gjak” përkthyer nga Iljaz Spahiu. Çmimi “Olcinium” iu dha librit “Publicistikë e zgjedhur” 2000-2020 me autor Erion Kristo.

Mirënjohja e Panairit shkoi për gazetaren Luela Myftari, shkrimtarin Eris Rusi dhe personazhin Beqir Potka.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…