Mision arkeologjik shqiptaro-francez në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
Ky projekt jetëgjatë i Institutit të Arkeologjisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze dhe Shkollave franceze të Athinës (EfA) dhe Romës (EfR), me miratimin e IKTK – MEKI, është kontribuesi kryesor i njohjes së jetës mijëravjeçare të Apolonisë.
Misioni arkeologjik shqiptaro-francez po zhvillon aktivitetin e tij në Parkun Arkeologjik të Apolonisë përgjatë muajit gusht.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se aktiviteti kryesor është përqendruar në studimin e materialit arkeologjik dhe të disa prej monumenteve të qytetit, siç janë fortifikimi dhe portat hyrëse si dhe “termat” e periudhës romake.
Ai theksoi se përdorimi i metodave multidisiplinore si survejimet gjeofizike, rilevimet topografike, si dhe fotogfametritë dhe ortofotot e realizuara pothuajse në të gjithë sipërfaqen e qytetit, kanë nxjerrë në dritë urbanizmin e plotë të Apolonisë së Ilirisë.

(ATSH)