Gonxhja: Rritet numri i patentave për shpikje të regjistruara në DPPI

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale vijon të këtë një trend rritës sa i takon aplikimeve për regjistrim kombëtar të markës tregtare.


Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale vijon të këtë një trend rritës sa i takon aplikimeve për regjistrim kombëtar të markës tregtare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri sot të ditur se për periudhën janar- korrik 2024 nëpërmjet portalit e-Albania janë kryer 807 aplikime, 50.28% krahasuar me vitin 2023.

“Numri i patentave për shpikje të regjistruara në DPPI, tregojnë për rritje të konsiderueshme të patentave, ku numri total i tyre për periudhën janar- korrik është 410 patenta të regjistruara, 57.1% krahasuar me vitin 2023”, u shpreh ai.

Po ashtu, ministri informoi se për shtrirje vlefshmërie të patentave nga Zyra Europiane e Patentave (EPO) janë regjistruar 334 kërkesa, ose 32.02 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Si shtet anëtar i Zyrës Europiane të Patentave prej vitit 2010, DPPI ka rritje të konsiderueshme të kërkesave për shtrirje dhe vlefshmëri të patentave europiane në vendin tonë. Të gjitha aplikimet në lidhje me objektet e PI-së, aplikohen nëpërmjet platformës e-Albania, dhe i gjithë procesi i ekzaminimit kryhet dhe administrohet online nëpërmjet sistemit SAPI që prej datës 31 korrik 2023”, theksoi Gonxhja. (ATSH)

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.