Nga pjesa muzeale tek sportet e aventurës, Rama ndan copëza mozaiku turistik nga Berati
Berati, qyteti i një mbi një dritareve, po mirëpret një numër gjithnjë e më të lartë turistësh, në të gjitha stinët e vitit.
Berati, qyteti i një mbi një dritareve, po mirëpret një numër gjithnjë e më të lartë turistësh, në të gjitha stinët e vitit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot disa copëza mozaiku turistik nga Berati, nga pjesa muzeale tek vreshtat e agroturizmet e deri tek sportet e aventurës.
Berati në UNESCO të ofron ndër të tjera plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum.
Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë. Kjo kështjellë e epokës romake ulet sipër një kodre shkëmbore në bregun e majtë të lumit Osum me pamje nga qyteti i Beratit.
Përveç qytetit, vizitorë të shumtë shqiptarë e të huaj zgjedhin të eksplorojnë edhe potencialet e shumta natyrore që ofron gjithë kjo zonë, apo të shijojnë kulinarinë vendase.
Numri i vizitorëve ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe ky sezon veror ka pritshmëri të lartë jo vetëm në Berat por edhe në destinacionet e tjera turistike të vendit.
Copëza të mozaikut turistik nga Berati i muzeve, vreshtave e agroturizmeve dhe deri tek sportet e aventurës 🏰 🍷🍇🥗🥙🥘🧆
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱Posted by Edi Rama on Monday, August 19, 2024