Zonjat e para të Kinës dhe Vietnamit zhvillojnë një takim çaji
Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, zhvilloi në Pekin një takim çaji me bashkëshorten e presidentit vietnamez To Lam, Ngo Phuong Ly.
Të hënën paradite, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, zhvilloi në Pekin një takim çaji me bashkëshorten e presidentit vietnamez To Lam, Ngo Phuong Ly.
Gjatë takimit, znj. Peng kujtoi përvojën e shoqërimit të presidentit Xi gjatë vizitës në Vietnam dhe u shpreh se Kina e Vietnami janë dy vende me fqinjësi të mirë e me kulturë të përafërt letrare, artistike, ushqimore etj. Ajo mirëpriti forcimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit dypalësh, për të thelluar njohjen e ndërsjellë dhe për të promovuar miqësinë kino-vietnameze.
Më pas znj. Peng Liyuan e ftoi znj. Ngo Phuong Ly për të shijuar opera, valle dhe muzikë popullore kineze. Bashkëshortja e presidentit vietnamez e falënderoi znj. Peng për pritjen e ngrohtë, duke shprehur admirimin për kontributin e dhënë prej saj si e dërguar e posaçme e OKB-së për arsimimin e grave dhe të vajzave. Ngo Phuong vlerësoi gjithashtu lart shfaqjen e shkëlqyeshme të artistëve kinezë dhe shprehu shpresën se Vietnami e Kina do të forcojnë pandërprerë shkëmbimet kulturore dhe ato ndërmjet grave e fëmijëve, për të thelluar miqësinë midis të dy popujve.
Burimi: CRI.CN