Festa e birrës, Rama: Mijëra vizitorë vendas e të huaj zgjodhën Korçën

Eventi u mbështet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe u organizua nga Bashkia Korçë.


Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e sotme atmosferën e netëve të festës së birrës në Korçë.

“Magjike netët e festës së Birrës në Korçë”, shkroi Rama në rrjetet sociale ndërsa përcolli momente nga festa që ka mbledhur vizitorë vendas dhe të huaj në qytetin që tashmë e ka traditë këtë festë.

“Për 5 ditë mijëra vizitorë vendas e të huaj zgjodhën Korçën në këtë festë vere”, u shpreh Rama.

Mijëra vizitorë që tejmbushën rrugët, sheshet, hotelet, Pazarin e Vjetër, baret e restorantet, festuan bashkë me korçarët pesë net fantastike.

Eventi u mbështet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe u organizua nga Bashkia Korçë.

Festa e Birrës që në konceptin e saj 17 vite më parë, u ndërtua nga bashkia e Korçës si produkt turistik, magnet për vizitorë nga brenda e jashtë Shqipërisë, një produkt që stimulon ekonominë lokale dhe rrit të ardhurat e bizneseve të shërbimit në Korçë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024

Në raportin e fundit të publikuar nga ITU, Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm duke u ngjitur me 23…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024

Në raportin e fundit të publikuar nga ITU, Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm duke u ngjitur me 23…