Rama ndan reportazhin e TF1: Shqipëria po fiton përditë statusin e një destinacioni turistik të shumëkërkuar

TF1, kanali më i shikuar televiziv i Francës e ndër më të njohurit në Evropë, i ka kushtuar një reportazh të gjatë Shqipërisë turistike.


TF1, kanali më i shikuar televiziv i Francës e ndër më të njohurit në Evropë, i ka kushtuar një reportazh të gjatë Shqipërisë turistike.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale reportazhin e kanalit televiziv francez, ndërsa u shpreh se Shqipëria po fiton përditë statusin e ri të një destinacioni turistik të shumëkërkuar.

“Me fjalë e imazhe të pamendueshme deri disa vjet më parë, kur Shqipëria hynte në ekranet franceze vetëm për ndonjë lajm a fjalë të keqe, si një stereotip i negatives në median ndërkombëtare, për një vend të keqtrajtuar gjatë që sot po fiton përditë statusin e ri të një destinacioni turistik të shumëkërkuar, ku vazhdon një transformim i pandalshëm”, u shpreh Rama për reportazhin.

Me titullin “Riviera tjetër: Bumi i turizmit në Shqipëri”, televizioni i njohur francez, TF1 i ka kushtuar një dokumentar hovit të madh turistik të viteve të fundit të Shqipërisë.

Ndërsa e konsideron vendin “një Eldorado për turizmin në Evropë”, reportazhi i TF1 thekson se udhëtarë nga e gjithë bota tërhiqen nga çmimet ende të ulëta.

“Ujëra të kristalta, hotele elegantë buzë plazhit, kuzhinë e rafinuar dhe një ndjenjë e vërtetë mikpritjeje, Shqipëria na çon në një drejtim tjetër. Brenda pak vitesh, Shqipëria, një ish-diktaturë që nuk kishte reputacion të mirë është kthyer në një Eldorado për turizmin në Evropë. Të tërhequr nga çmimet ende të ulëta, udhëtarët vijnë nga e gjithë bota. Ishin 10 milionë vitin e kaluar, dy herë më shumë se dy vjet më parë, një dhuratë nga perëndia për shumë shqiptarë pas disa vitesh të krizës ekonomike”, vijon dokumentari i realizuar nga Mélanie Gallard.

”Të gjitha këto plazhe të bukura, këto limane të vogla, u japin vërtet kënaqësi të madhe këtyre pushuesve që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi… 300 kilometra vijë bregdetare dhe ujëra të pastra si kristali deri në 27 gradë Celsius në gusht. Shqipëria ka një tjetër pasuri, kuzhinën e saj, e bollshme e me çmime të favorshme”, vijon gazetarja. (Marrë nga ATSH)

🤳📹📺🇫🇷TF1, kanali më i shikuar televiziv i Francës e ndër më të njohurit në Europë, i ka kushtuar një reportazh të gjatë Shqipërisë turistike.

🤳📹📺🇫🇷TF1, kanali më i shikuar televiziv i Francës e ndër më të njohurit në Europë, i ka kushtuar një reportazh të gjatë Shqipërisë turistike, me fjalë e imazhe të pamendueshme deri disa vjet më parë, kur Shqipëria hynte në ekranet franceze vetëm për ndonjë lajm a fjalë të keqe, si një stereotip i negatives në median ndërkombëtare, për një vend të keqtrajtuar gjatë që sot po fiton përditë statusin e ri të një destinacioni turistik të shumëkërkuar, ku vazhdon një transformim i pandalshëm🤳🏖️🐚⛵💺🏊‍♀🥙🥘🤽🌊

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Tuesday, August 20, 2024

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.