Spitali i ri Psikiatrik Elbasan, Koçiu: Strukturë sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalo
Në qytetin e Elbasanit është drejt përfundimit projekti i Spitalit të ri Psikiatrik.
Në qytetin e Elbasanit është drejt përfundimit projekti i Spitalit të ri Psikiatrik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti i këtij spitali.
“Një strukturë e re jo vetëm moderne, por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor”, tha Koçiu.
Përveç investimit në infrastrukturë, mobilim dhe pajisje, për MSHMS është e rëndësishme që të vijohet edhe investimi në kapacitete humane, që do të thotë në trajtimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafeve që shërbejnë në këto struktura spitalore me protokolle shëndetësore të miratuara tashmë.
Në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar investime të rëndësishme për fuqizimin, përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve infrastrukturore në shërbimin për të sëmurë të shëndetit mendor.
Sipas MSHMS-së, me rëndësi është edhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit për t’u ofruar shërbim sa më dinjitoz pacientëve që janë të shtruar në këto struktura spitalore.
Spitali Psikiatrik i Elbasanit, Spitali Psikiatrik i Vlorës dhe 60 qendra shëndetësore i shtohen infrastrukturës shëndetësore tërësisht të rehabilituar dhe që do të përfundohen brenda vitit 2024, investime të buxhetit të shtetit, por dhe me mbështetjen e Bankës Botërore.
(ATSH)