Hoxha pret ambasadorin gjerman: Intensifikimi bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karlfried Bergner.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karlfried Bergner.
Hoxha u shpreh i kënaqur nga mbështetja dhe gatishmëria e ambasadorit për konsolidim të marrëdhënieve dypalëshe.
Ministri e garantoi ambasadorin Bergner për vijimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, si dhe për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale mes dy policive në luftë kundër krimit të organizuar.
“Ambasadori më ofroi mbështetje të plotë në bashkëpunimin policor midis dy vendeve”, theksoi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.
“Gjatë takimit tejet miqësor, folëm gjithashtu për çështje në interes të qytetarëve tanë”, u shpreh ministri Hoxha.
(ATSH)