Hoxha pret kreun e Inteligjencës të Arabisë Saudite: Shkëmbim eksperiencash e informacioni
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, president i Inteligjencës së Përgjithshme në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, president i Inteligjencës së Përgjithshme në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Ministri Hoxha shprehu falënderimet për bashkëpunimin mes dy vendeve, të cilin e vlerësoi si të shkëlqyer.
Ai gjithashtu theksoi vullnetin dhe përkushtimin për të punuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, sidomos në fushën e sigurisë, ku interesi është i përbashkët.
Palët dakordësuan për zhvillimin më tej të kapaciteteve dhe mundësive në shkëmbimin e eksperiencave, shkëmbimin e informacionit, si dhe vendosjen e pikave të kontaktit mes dy palëve.
Ata diskutuan gjithashtu mbi bashkëpunimin në fushën e teknologjisë për një policim më të mirë, për qytetarët e dy vendeve.
(ATSH)