Manastirliu: Eva Buzo, shembull i jashtëzakonshëm guximi dhe vendosmërie

Eva Buzo përfundoi më 19 gusht të këtij viti udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Lecces (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim avokaten Eva Buzo, e cila përshkoi pak ditë më parë me not 92 km nga brigjet e Italisë, deri në Vlorë.
“Mbresëlënëse biseda me Eva Buzon, një shembull i jashtëzakonshëm guximi dhe vendosmërie. Eva na tregoi se çdo kufi mund të tejkalohet kur beson në vetvete”, tha Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja Manastirliu theksoi se, “ky sukses për Evën nuk ishte vetëm një ëndërr e realizuar, e një amanet i përmbushur, por edhe një burim frymëzimi për të rinjtë tanë që sportin ta bëjnë pjesë të jetës dhe arritjeve të tyre personale”.

Eva Buzo përfundoi më 19 gusht të këtij viti udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Lecces (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës.

(ATSH)

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024

Në raportin e fundit të publikuar nga ITU, Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm duke u ngjitur me 23…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024

Në raportin e fundit të publikuar nga ITU, Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm duke u ngjitur me 23…