Manja: Forcim i bashkëpunimit institucional për riintegrimin e të miturve në konflikt me ligjin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ndau sot disa pamje nga aktivitetet e kryera nga Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve gjatë periudhës janar-korrik 2024.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ndau sot disa pamje nga aktivitetet e kryera nga Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve gjatë periudhës janar-korrik 2024.

Manja u shpreh se, gjatë kësaj periudhe QPKMR ka përmbushur disa prej objektivave kryesore të vitit.

Kjo, theksoi Manja, falë forcimit të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare, me programet e ndryshme për parandalimin e krimeve te të rinjtë dhe riintegrimin në shoqëri të atyre që janë në konflikt me ligjin penal.

Gjatë këtyre muajve QPKMR ka vijuar bashkëpunimin me Caritas Albania për Shtegun e Mundësive.

Gjithashtu janë kryer fushat sensibilizuese të edukimit ligjor në shkolla. QPKMR ka pasur bashkëpunim institucional me iniciativën gjermane për parandalimin e kriminalitetit të të miturve, mbështetur nga OSBE.

QPKMR nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me klubin sportiv “Partizani” për përfshirjen në aktivitete sportive të të miturve në konflikt me ligjin.

QPKMR ka pasur bashkëpunim edhe me Shkollën e Magjistraturës në Francë, për zhvillimin e praktikave të mira në drejtësinë për të mitur.

Gjithashtu është nënshkruar marrëveshja ndërinstitucionale për drejtësinë penale për të mitur me Bashkinë Shkodër si dhe Prokurorinë, Gjykatën, Shërbimin e Provës, institucionet e shërbimit social, arsimit dhe shëndetësisë.

Po ashtu, është bërë promovimi i librit “Nevojat e të miturve në konflikt me ligjin dhe përshtatja e programit rehabilitues”.

Gjithashtu është nënshkruar një marrëveshje trepalëshe mes Federatës Shqiptare të Rugby, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe QPKMR për të përfshirë sportin e rugby-s në institutin e Kavajës.

Gjithashtu janë zhvilluar tryeza të rrumbullakëta për mbrojtjen e fëmijëve online nga çdo formë dhune dhe abuzimi.

(ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.