Revista “Travel+Leisure”: Plazhi Pasqyra në Shqipëri është plazhi me ujin më blu në botë

Kërkimet kanë treguar se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Europë dhe përkatësisht në Shqipëri.


Kërkimet kanë treguar se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Europë dhe përkatësisht në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një artikull të revistës së njohur “Travel+Leisure”, në të cilin ju jepet informacion njerëzve të gjejnë ujin më blu.

Sipas artikullit, grupi CV Villas analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.

Hulumtimi nxorri se plazhi “Pasqyra” në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë.

Revista thotë se plazhi “Pasqyra” është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, çka e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi përmbyllin pesëshen e më të mirëve.

“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtet të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”.

Turizmi është shndërruar në sektorin kryesor të ekonomisë. Turistët e huaj kanë nisur të vërshojnë që në janar. Statistikat tregojnë se vendi u vizitua nga 6.3 milionë të huaj në periudhën janar-korrik, nga 5.1 milionë të huaj që e vizituan atë në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…