Vëngu: Rritje e kapaciteteve me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak

Ministri i Mbrojtjes zhvillon disa takime me ambasadore te huaj dhe atashe ushtarake


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se, rritja e kapaciteteve me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak, fuqizimi i programeve në mbështetje të mbrojtjes civile dhe mjekësisë ushtarake si dhe këshillimi nga SHBA-të në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, ishin temat kryesore të takimeve të kësaj jave me ambasadorët e Holandës dhe Rumanisë, atashetë ushtarakë dhe 5 këshilltarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë integruar me kohë të plotë pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në takimin e posaçëm me këshilltarët ushtarakë amerikanë bashkërenduam planin e veprimit për tremujorin e fundit të 2024 me fokus mirëadministrimin e Burimeve Njerëzore dhe një sistem karriere motivues për ushtarakët tanë; planifikimin buxhetor afatmesëm në përputhje me objektivat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe planet e modernizimit; qartësinë dhe Linjëzimin e Politikave të Mbrojtjes me përparësitë e Aleancës; fuqizimin e Industrisë ushtarake; rritjen e kapaciteteve në mbrojtjen kibernetike.

Në takim me ambasadorin holandez për çështjet kibernetike Ernest Norman, përveç bashkëpunimit dypalësh, në fokus të diskutimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile.

Një tjetër takim i rëndësishëm i ministrit Vengu ishte ai me ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Oktavian Serban, të cilit i shprehu mirënjohjen për ndihmën që Rumania ofroi gjatë emergjencave të zjarreve në Shqipëri, me dërgimin e dy avionëve ushtarakë, C-27J Spartan dhe C-130 Hercules.

(ATSH)

Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se, ngritja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se, ngritja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ…