Gonxhja: Pas transportit publik falas, në vjeshtë edhe indeksim i pensioneve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja: Do të ketë të tjera lajme të mira për pensionistët.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se shumë shpejt do të ketë të tjera lajme shumë të mirat për pensionistët.

Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja shkruan se “MEKI dhe ISSH falënderojnë bashkinë Tiranë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për lajmin e shkëlqyer të transportit publik falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët, në kushtet kur në kryeqytet jeton pjesa dërrmuese e këtij grupi interesi, ndaj të cilit kemi detyrime madhore kompensuese e mbështetëse”.

“Në vjeshtë do të miratojmë edhe indeksimin vjetor të pensioneve, ndërsa po punojmë për të sjellë, shumë shpejt, edhe të tjera lajme shumë të mira për të gjithë pensionistët”, tha Gonxhja.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur dje se nga 1 janari 2025 të gjithë pensionistët do të udhëtojnë falas me autobusët urbanë në Tiranë. (ATSH)

👍 MEKI dhe ISSH falenderojnë Bashkinë Tiranë dhe Kryebashkiakun Erion Veliaj për lajmin e shkëlqyer të transportit…

Posted by Blendi Gonxhja on Friday, August 23, 2024

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…