VanHorn-Balla, diskutime mbi prioritetet legjislative
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Gjatë takimi VanHorn dhe Balla diskutuan mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.
“Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, theksohet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në rrjetet sociale.
Gjatë ditës së sotme VanHorn zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, gjatë të cilit u theksua miqësia dhe vlerat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. (ATSH)