Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Mijëra materiale që i përkasin Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit.


Mijëra materiale që i përkasin Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit. Puna tashmë ka nisur dhe pritet të përfundojë deri në 1 janar 2025. Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit z.Ardit Bido vizituan mjediset e Arkivit të FA, ku u njohën nga afër me proceset e punës dhe sfidat e transformimit digjital të Arkivit Qendror të FA.

Fondet e Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura tregojnë më së miri se si përpjekja për të krijuar, forcuar dhe mirëmbajtur Forcat e Armatosura ka qenë një sfidë që ka shoqëruar të gjitha fazat e shtetndërtimin tonë. Ky Arkiv është pasuruar ndër dekada nga disa fonde të rëndësishme dhe vijon e pasurohet dita-ditës.

Integrimi i Arkivit Qendror të FA në Arkivin Qendror Shtetëror është një mundësi e mirë për të përmirësuar aksesueshmërinë, digjitalizimin dhe hapjen edhe më të gjerë për studiuesit dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë.

Ndërkohë vijon puna për perpunimin e disa kilometrave linearë materiale arkivore, ende të patrajtuara nga fondet ekzistuese. Qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e një godine të dedikuar për këtë pasuri të çmuar kombëtare, pranë kompleksit arkivor, me kushte bashkëkohore për 100 vitet e ardhëshme. (ATSH)

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit

Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash…

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit

Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash…