Rijetësimi i industrisë ushtarake, Vëngu vizitë në Uzinën Mekanike në Gramsh

Modernizimi i Forcave të Armatosura, zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i industrisë ushtarake janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes.


Modernizimi i Forcave të Armatosura, zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i industrisë ushtarake janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes njofton se, ka nisur puna për projektin që rikthen në qendër rëndese industrinë ushtarake me rikthimin në jetë të disa prej uzinave të lidhura ngushtë me zinxhirin e prodhimit të mallrave ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi nga afër Uzinën Mekanike në Gramsh, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola dhe kryetari i bashkisë Besion Ajazi, për të vlerësuar personalisht gjendjen aktuale dhe avantazhet që kjo uzinë siguron, si në aspektin e kapaciteteve njerëzore, ashtu dhe ato infrastrukturore. Dikur uzina ishte burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend, ndërsa pas viteve ‘90 aktiviteti i saj erdhi duke u reduktuar duke u fokusuar në procesin e demilitarizimit të armëve të vogla.

Në fokusin e Ministrisë së Mbrojtjes është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake për shkak të historisë, pozicionit strategjik dhe infrastrukturës së favorshme. Poliçani do të jetë pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare për jetësimin e industrisë së mbrojtjes për të tërhequr investime të rëndësishme nga sektori privat, të cilat mund ta rikthejnë atë në një aset të rëndësishëm për mbështetjen e Forcave të Armatosura dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese për qëllime ushtarake dhe civile.

Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes. Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese. Shoqëria tregtare shtetërore, ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të armëve, municioneve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve të Mbrojtjes. Nga ana tjetër, rijetëzimi i këtij sektori pritet të kontribuojë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. (ATSH)

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…