Forcohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës për rritjen e sigurisë në burgje

Forcimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë së burgjeve, ishte në fokus të takimit të zhvilluar në Prishtinë mes drejtorit të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose dhe drejtuesit të Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ismail Dibrani.


Forcimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë së burgjeve, ishte në fokus të takimit të zhvilluar në Prishtinë mes drejtorit të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose dhe drejtuesit të Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ismail Dibrani.

Drejtoria e Burgjeve njoftoi sot se, gjatë takimit ishte i pranishëm dhe Këshilltari Global të ICITAP-it për Kundërterrorizëm, Bill Sage, dhe Këshilltarin Rajonal për Njësitë e Inteligjencës Korrektuese, Frank Karam.

SIpas njoftimit për media, takimi u zhvillua në zyrat e Shërbimit Korrektues në Kosovë. Ai u fokusua në çështjet e sigurisë në institucionet korrektuese të të dyja vendeve, duke u përqendruar në ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira në menaxhimin e burgjeve.

Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e mbështetjes së ICITAP-it, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve, praktikave më të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, janë identifikuar pajisje të rëndësishme për sistemin e burgjeve, përfshirë skanerë, kamera detektuese të telefonave dhe pajisje të tjera sigurie. ICITAP-i dhe INL-i vazhdojnë të jenë partnerë të rëndësishëm për zhvillimin dhe reformimin e Sistemit të Burgjeve në Shqipëri dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke ofruar mbështetje të pazëvendësueshme për përparimin e këtij institucioni. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët