Vëngu: Miratohet financimi për krijimin e kompanisë shtetërore për industrinë ushtarake

Ministri Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot në mbledhjen e e qeverisë u miratua një paketë financiare e rëndësishme që siguron tre elementë për industrinë ushtarake.


Ministri Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot në mbledhjen e e qeverisë u miratua një paketë financiare e rëndësishme që siguron tre elementë për industrinë ushtarake.

“Kemi një lajm shumë të mirë për industrinë ushtarake. Është miratuar një paketë financiare e rëndësishme që siguron tre elementë, e para shlyerjen e të gjitha detyrimeve që kanë pasur ndër vite tre komplekset e industrisë ushtarake shqiptare në Poliçn, Gramsh dhe Mjekës”, theksoi Vengu.

Vengu u shpreh se “me miratimin e kësaj pakete i japim fund një kalvari shumë të gjatë me detyrime të parapembetuar të pashlyera ndaj punonjësve, ish-punonjësve, njerëz që kanë një kontribut të çmuar në industrinë ushtarake sikundër i japim fund një kalvari të gjatë që këto kompani shtetërore kishin ndaj bashkive”.

Ndaj, vijoi Vengu, edhe paketa financiare e miratuar në aktin normativ vjen edhe në mbështetje të pushtetit vendor dhe ndërmarrjeve shtetërore me detyrime të akumuluara.

“Pika e tretë e rëndësishme është që akti normativ i jep financimin e nevojshëm krijimit të kompanisë shtetërore për industrinë ushtarake. Ligji hyri në fuqi para pak ditësh dhe tani kemi edhe paketën financiare që mundëson rikrijimin, riformatimin dhe rijetësimin e një kompanie shtetërore , e cila do të ketë të gjithë instrumentet ligjore dhe financiare për të hyrë në marrëveshje bashkëpunimi me investitorë të huaj nga vendet e NATO-s për të rijtësuar këtë industri kaq të rëndësishme”, tha Vëngu. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.